“Ishte kundër Korridorit 8 apo, sot Korridori 8 punohet më fuqishëm se çdo herë tjetër”, kështu tha Arben Taravari në Daily Click dhe shtoi se, edhe për Marrëveshjen e Prespës, kryeministri kishte kundërshtime, por siç thotë, sot e ka pranuar dhe sipas tij, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21.
“Të tregoj, Marrëveshja e Prespës apo, kishte edhe aty kundërshtim, ai sot e ka pranuar Marrëveshjen e Prespës. Puna e tretë që duhet z.Mickoski ta bëjë, unë shpresoj që do ta bëjë…mua më gëzon fakti që ai është i bindur 100% se ne patjetër duhet të shkojmë rrugës drejt BE-së”, tha Arben Taravari.
-A e ke takuar këto ditë Mickoskin për të biseduar?
“Jo këto ditë, çdo takim kemi biseduar. Shihni, edhe ai normalisht rrethanat…tash kishte zgjedhje në SHBA, e keni parasysh, ai ka miq të afërt që janë shumë të afërt me presidentin e ri, z.Trump, në Bullgari nuk kishte qeveri deri para një jave, se edhe për t’i ecë këto punë, duhet edhe nga pala tjetër të kesh me kë të bisedosh. Kështu që unë jam shumë i lumtur dhe i sigurt që z.Mickoski do dhe është i sigurt që ne duhet t’i fillojmë negociatat, por edhe ai do një lloj garancie”, deklaroi Taravari në Daily Click.
