Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se pas tragjedisë në Koçan, që sipas tij, Ministria e Shëndetësisë e ka menaxhuar relativisht mirë situatën, ka pasur sulme përmes disa mediumeve ndaj ASH-së. Taravari thotë se sulmet kanë ardhur nga disa qarqe në koalicionin VLEN, ndërsa shton se pavarësisht kësaj, siç thotë ai “do të mundohet që VLEN-i të mbijetojë”.

“Në momentin kur Ministria e Shëndetësisë, relativisht mirë, me ekipin e menaxhon komplet situatën e tragjedisë së Koçanit, kur vlerësohemi prej shumicës së njerëzve, edhe ndërkombëtarëve, edhe kombëtar këtë edhe jashtë kufijve të Maqedonisë, atëherë nis debati “Kush e tradhton VLEN-in”, nuk do të thotë se askush as që e ka tradhtuar, as që po e tradhton, por në qoftë se ne shihemi si shumicë, ose veçohemi prej VLEN-it, dhe bëhet fushatë negative, përveç disa portale, dhe disa mediume në Maqedoni, askush deri sot nuk ka thënë se MSH ka menaxhuar keq me rastin e Koçanit, përveç në Maqedoni disa që janë të afërt me disa politikan, unë e pranova këtë porosi, se duan të dërgojnë porosi Luigji i XIV, unë jam VLEN-i, as që e kemi biseduar këtë. Kur dërgojmë kështu mesazh edhe porosi, kjo është shqetësuese. Dmth duan të të stigmatizojnë kinse Arben Taravari është arsyeja që mund edhe të ndahet VLEN-i, aspak nuk është ashtu, përkundrazi. Prandaj dua që këto zëra të demantohen. Prandaj deri në maksimum do të mundohemi që të arrijmë një marrëveshje, po një marrëveshje që do të ishte motivuese edhe për anëtarësinë tonë, të LD-së, të Besës, të Alternativës, edhe përkrahësit e VV-së këtu. Sulmohemi prej disa qarqeve edhe brenda VLEN-it fatkeqësisht. Shihni rrjetet sociale, ka pasur ndalesë që gjysmë fjale të thuhet keq edhe për ato që na kanë ofenduar në këtë periudhë 7-8 ditore, edhe kështu do të vazhdojë. Dmth deri në moment të fundit, unë do të mundohem që VLEN-i të mbijetojë”, ka shkruar Taravari./tv21.tv