Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se spitali i Shtipit dhe i Kërçovës nuk janë lënë në harresë, por po negociohet me një shtet evropian për ndërtimin e këtyre objekteve që siç tha, beson që shumë shpejtë do të arrihet një marrëveshje.
“Bëhet fjalë për spitalin e përgjithshëm të Shtipit, Fakultetin e Mjekësisë në Shtip, spitalin e Kërçovës dhe një pjesë, një ndërtesë në spitalin e Tetovës. Është në procedurë, negociatat i bëjmë si Qeveri po paketa e marrëveshjes nuk është vetëm shëndetësia, por janë edhe lëmitë e tjera. Unë besoj se Qeveria së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje strategjike me një shtet të rëndësishëm evropian për të ecur këto projekte”, tha Taravari.
