Kreu i ASH-së, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se secili të përqëndrohet në misionin e përbashkët që është mirëqënia e shoqërisë. Mes tjerash, Taravari ka falenderuar çdo njeri apo parti me të cilën kanë punuar.
Statusi i plotë i Arben Taravarit.
“Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar.
Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm.
Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë.
Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar.
Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik”, ka shkruar Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
