Thirrja e Ziadin Selës për tryezë të përbashkët të partive parlamentare shqiptare për Arben Taravarin është mision i pamundur. Sipas tij kush do që e thirr, tjetri nuk do ta pranojë.
“Shumë mirë do të ishte të bëhet, por është mision i pa mundur. Kush nuk do pranonte? Në qoftë se e thirr VLEN nuk do ta pranojë BDI, ASH. Në qoftë se e thirr ASH nuk do pranojë VLEN”, tha Arben Taravari.
Taravari mendon ndryshe. Sipas tij dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti duhet t’i mbledhin liderët e partive shqiptare në një takim të përbashkët, ku do të përcaktoheshin “vijat e kuqe” me qëllim që, siç tha ai, të mos ketë regres të për të drejtat e shqiptarëve.
“Unë e shoh ndryshe këtë punë. Mendoj se problemi i problemeve të shqiptarëve në Maqedoni janë dy kryeministrat shqiptarë. Unë mendoj se refeltkimi kryesor duhet të vjen prej dy kryeministrave. z.Kurti dhe z.Rama kanë për obligim që t’i thirrin gjithë kryetarët e partive politike për një drekë bashkë. Aty të vendosen vijat e kuqe për të drejtat që shqiptarët me patjetër duhet së paku t’i mbajnë, mos të shkojmë në regres”, deklaroi Taravari
Ndryshe një tryezë e përbashkët e partive shqiptare parlamentare ishte mbajtur edhe në vitin 2017, pas çka partitë dolën me një deklaratë të përbashkët për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend. Për këtë temë Taravari foli në Click Plus, emisioni i cili do të transmetohet sonte me fillim në ora 21:30.
