Pas përfundimit të numërimit të votave, edhe Arben Taravari ka uruar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, përcjell TV21. Taravari tha se dëshiron që t’i prijë e mira në punë.
“Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe z.Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit!
Urime Vetëvendosjes e z.Kurtit!
I priftë vetëm e mira në punën e tyre”, ka shkruar Taravari.
