Milani ka spikatur në këtë merkato vere me Igli Taren si drejtor sportiv. “Kuqezinjtë” kanë arkëtuar rreth 145 milionë euro nga shitja e lojtarëve, pa përfshirë bonuset.
Tare bëhet kështu personazhi që i ka sjellë më tepër të ardhura Milanit në merkato. Strategjia e famshme e Berluskonit më parë ishte: “Milani nuk shet lojtarë, por blen”.
Milani po ashtu ka afruar në skuadër futbollistë si: Riçi, Modriç dhe Jashari. Interesant do të jetë fakti si do shkojë ky projekt me trajnerin Alegri në krye.
Përfitimet e Milanit në merkato përgjatë sezoneve të fundit:
2025-26
144.8 milionë euro
2024-25
51.3 milionë euro
2023-24
71.4 milionë euro
2022-23
11.1 milionë euro
2021-22
5.1 milionë euro
2020-21
51.7 milionë euro
2019-20
59.2 milionë euro
2018-19
88.1 milionë euro
2017-18
39.7 milionë euro
The post Tare, personazhi që i ka sjellë më tepër të ardhura Milanit në merkato appeared first on Alsat.
