Gazetar: Miki Trajkovski

25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024. Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë.

“Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica, kemi një numër më të madh të femicidit në Maqedoni, por në të njëjtën kohë ligjet që ekzistojnë tashmë kanë vend për përmirësim. Dhe jo vetëm që do të përmirësohen dhe vihen në fuqi, por ato gjithashtu duhet të zbatohen, sepse mendoj se problemi më i madh është në zbatimin e ligjeve”, tha Ana Dukoska – Kryetare e Shoqatës “Unë jam grua” .

Nga organizata “Nënat për Amerikën”, thonë se gratë duhet të inkurajohen të ngrenë kallëzime.

“Nuk po them që situata të tilla nuk ekzistojnë më. Thjesht po them se në Shtetet e Bashkuara, gjetëm një mënyrë për ta adresuar këtë. Dhe e njëjta gjë mund të bëhet në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar strehimore, vende ku nënat mund të shkojnë në situata emergjente. Dhe ndoshta ajo strehë është edhe shtëpia e një nëne tjetër që mund ta pranojë atë në një gjendje krize. Dhe gjithashtu, të dish se mund të shkosh në polici, dhe tani kjo është e kodifikuar në ligj, do të thotë se mund të ngresh padi dhe të mbrosh veten dhe fëmijët e tu”, tha Kimberli Fleçer – kryetare e organizatës amerikane “Nënat për Amerikën”.
Numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur në vitin 2023, edhe atë 9, ndërsa në vitin 2024, 5./Alsat.mk

The post Të dhëna alarmante për numrin e grave të vrara në 5 vitet e fundit appeared first on Alsat.