Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se të dielën do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup për shkak të një gare përkujtimore.

“Në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 13:30, do të mbahet një garë përkujtimore duatloni e titulluar si “Përkujtimori Gjoko Kuzmanovski”, me pikënisje dhe përfundim para QK “Jane Sandanski”, me ç’rast garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit “ASNOM”, në segmentin e kryqëzimit me rrugën “Vasko Karangeleski” deri te kryqëzimi me bulevardin “Serbia”, si dhe në një pjesë të rrugës “Vasko Karangeleski”, nga kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” deri te kryqëzimi me rrugën e qasshme pranë “Majçin Dom” në Shkup”, njoftoi MPB.

Nga MPB theksojnë se qarkullimi i automjeteve do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth. Gjithashtu apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja./Alsat.mk.

The post Të dielën në Shkup do të ketë kufizime në komunikacion për shkak të garës përkujtimore appeared first on Alsat.