Të punësuarit në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, pas sagës së gjatë morën pagat. Pagesa është bërë fillimisht për 3 muajt e parë ndërkaq paralajmërohet se pjesa tjetër, respektivisht për 3 muajt e tjerë do të bëhet së shpejti. 17 punonjës të inspektoratit të gjuhëve gjashtë muaj mbetën pa paga dhe pa sigurim shëndetësor e pensional, për shkak të bllokimit në kuvend të ndryshimeve ligjore. Zgjidhja u arrit pasi u sigurua badinteri në kuvend dhe Inspektorati kaloi në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë. /Alsat.mk
The post Të punësuarit në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, pas sagës së gjatë morën pagat appeared first on Alsat.
