Shoqata ndërkombëtare e të rinjve dhe studentëve për paqe, në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, ka realizuar sot konferencën për paqe me titull “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, ku theksi i veçantë i kësaj konference të sotme ishte kyçja e sa më shumë të rinjve në nismat për paqe, sidomos të rinjve nga Ballkani, të cilët, sipas presidentit për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Jascue Marion, kanë kaluar periudha të ndryshme dhe janë përpjekur gjithnjë për krijimin e paqes.
Në një botë që përballet me ndryshime të shumta, nga konfliktet deri te ndryshimet sociale e ekonomike, zëri i të rinjve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sepse ata përfaqësojnë shpresën për një të ardhme më të hapur dhe bashkëpunuese ndaj sfidave që na prekin të gjithëve, tha me këtë rast rektori i UT-së, Jusuf Zejneli.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes,” deklaroi Jusuf Zejneli, rektor i UT-së.
The post Të rinjtë në fokus të nismave për paqe në konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme” appeared first on Alsat.
