Lufta kundër korrupsionit është prioritet dhe të rinjtë duhet të inkurajohen që ta njohin dhe të jenë rezistues ndaj korrupsionit të përditshëm. Këtë e theksoi Virxhinia Eliot, përfaqësuese e ambasadës së SHBA-ve e cila tha se të rinjtë dhe liderët e rinj në politikë  duhet të angazhohen dhe të japin propozime për përmirësim të gjendjeve në partitë politike.

Prokuroja për lidhje me Eurodrejtësi, Lençe Risteska beson se me promovimin e lidershipit etik te të rinjtë duke filluar një standard të ri në mënyrën e qeverisjes, do të mundemi të ballafaqohemi me sfidat e korrupsionit.

Sipas gjykatësit Betim Jahja këto trajnime duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit që ka përmasa endemike në shtetin tonë.

Ky projekt është i përkrahur nga ambasada amerikane dhe përfshin tre punëtori njëditore ku pjesëmarrësit do të zhvillojnë shkathtësi për njohje dhe ballafaqim me korrupsion.