Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Nga të shtënat ka humbur jetën biznesmeni Edmond Mëhalla.
Ai është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla, 43 vjeç. E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.
Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë. Edhe policia ka reaguar lidhur me ngjarjen ndërsa thekson se vrasja ka ndodhur ë lagjen “Emin Matraxhiu”. Policia ka nisur hetimet ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh
“Elbasan / Informacion paraprak. Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
