Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle.

Sipas transmetuesit publik austriak ORF, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar prej gati një ore në shkollën BORG Dreierschützengasse. Policia ka konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna në ambientet e shkollës.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, i ka thënë ORF-së se dyshohet për viktima në këtë ngjarje tragjike. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i sulmit besohet se është vetëvrarë.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.

The post Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur appeared first on Alsat.