Në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Automobilave të Pekinit 2026, u prezantuan një sërë teknologjish të përparuara, duke zgjeruar vazhdimisht imagjinatën e njerëzve për automobilat. Robert Obermu, President i Volkswagen, tha për CMG se këtë herë ata sollën 10 modele, përfshirë 4 debutime globale, “të cilat të gjitha u zhvilluan kryesisht në Kinë”.

Këtë vit, mbi 2000 kompani të zinxhirit të furnizimit dhe teknologjisë nga 21 vende dhe rajone morën pjesë në ekspozitë, duke mbuluar të gjitha kategoritë, fushat dhe nivelet; 1451 automjete u prezantuan në ekspozitë, duke përfshirë 181 automjete debutuese dhe 71 makina konceptuale; markat kineze lançuan 42 teknologji kryesore, një rekord i ri

Cui Dongshu, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës, tha për CMG se “Kina jo vetëm që ka formuar një zinxhir të mbyllur të plotë nga lëndët e para dhe përbërësit kryesorë deri tek prodhimi i automjeteve, por është bërë edhe “burimi i inovacionit” për industrinë globale të automobilave përmes përparimeve teknologjike në bateri, drejtim autonom dhe kabina inteligjente.

Pas vitesh përpjekjesh të thella, prodhimi dhe shitjet e automjeteve në Kinë kanë qëndruar në vendin e parë global për 17 vite radhazi. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksporti i automjeteve kineze u rrit me 56.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku eksporti i automjeteve me energji të re u rrit 1.2 herë krahasuar me vitin e kaluar. Për industrinë globale të automjeteve, Kina nuk është vetëm tregu më i madh i konsumit, por edhe “fushëbeteja kryesore” ku ka përparim më të shpejtë teknologjik dhe ekosistem më aktiv inovacioni. Kjo tërheq prodhuesit globalë të makinave në Kinë për të mësuar dhe gjithashtu nxit eksportin e produkteve dhe teknologjive kineze, duke arritur “përfitime globale.

Aktualisht kompanitë kineze të automjeteve po kalojnë nga “eksporti i produkteve” në “eksportin e ekosistemit”. Me ndërtim fabrikash, krijim qendrash inovacioni, deri në krijimin e kompanive me investime të përbashkëta, kompanitë kineze kanë eksportuar jashtë vendit aftësinë e prodhimit, zinxhirin e furnizimit, madje edhe standardin teknik, duke u bërë mbështetje e rëndësishme për transformimin e gjelbër të botës.