Temperatura më e ulët këtë mëngjes, -11 gradë Celsius, është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë -9 në Kumanovë, -8 në Shkup–Petrovec, Berovë dhe Kriva Pallankë, -7 në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë -6 në Shkup–Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadari dhe Krushevë, -5 në Prilep, -3 në Gjevgjeli dhe Pretor, si dhe -2 në Ohër dhe Manastir.
Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:00, reshjet më të mëdha të shiut janë regjistruar në Ohër me 5 l/m², 3 l/m² në Mavrovë, 2 l/m² në Tetovë, Demir Kapi dhe Pozhar, si dhe 1 l/m² në Kriva Pallankë dhe Krushevë.
Borë me shtresë prej 1 cm është regjistruar në Kriva Pallankë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.
