
Në ditët e fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil me mëngjese të ftohta. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturave ditore. Një tjetër valë lagështie pritet të mërkurën drejt fundit të ditës.
Temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në minus tetë, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 17 gradë.
