Mëngjesi i sotëm më i ftohtë është regjistruar në Strumicë, ndërsa më i ngrohti në Demir Kapija, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 8:30, përcjell TV21. Në Strumicë janë regjistruar 6 gradë Celsius, në Berovë dhe Shtip 7, ndërsa në Kodrën e Diellit, Kriva Pallankë dhe Tetovë 8 gradë.

Në Shkup-Petrovec, Kavadar, Vinicë janë regjistruar 9 gradë, ndërsa në Krushevë, Manastir, Veles, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë 10 gradë. Në Lazaropole dhe Ohër temperatura ka arritur në 12 gradë, në Pretor, Prilep dhe Gjevgjeli 13, ndërsa në Demir Kapi 14 gradë Celsius.

Sipas sinoptikëve, gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, e cila në disa vende kohë pas kohe do të jetë e përforcuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi për mjegull në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë 8, ndërsa maksimalja deri në 17 gradë.

Në ditët në vijim pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme të shiut, me intensitet të dobët deri mesatar. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.

Të premten do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Gjithashtu, do të fryjë erë e përforcuar deri në të fortë nga drejtimi jugor, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Nga e shtuna, për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie.