Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë – 6 gradë, në Kriva Pallankë – 4, në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit-3, në Tetovë, Kumanovë, Veles, Shtip -2, në -1 në Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Kavadar, Strumicë, Krushevë, 0 në Vinicë dhe 3 gradë në Gjevgjeli.

Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 86 centimetra.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në mëngjes do të shfaqet mjegull e lehtë në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë.