Gazetar: Suad Bajrami

Hristijan Mickoski ka reaguar ndaj kritikave të LSDM-së lidhur me bllokadën e procesit eurointegrues. Hristijan Mickoski e quan partinë opozitare LSDM organizatë komunale të partive bullgare, ndërsa thotë se lideri i saj Venko Filipçe në vend që të punojë për t’u pëlqyer qytetarëve të Maqeodonisë, punon për t’u pëlqyer politikanëve bullgarë.

“Unë nuk dëshirova të kyçem në periudhën parazgjedhore te fqinji ynë lindor edhe pse ata do të ishin shumë të lumtur që të kyçem në periudhën parazgjedhore, por e shoh që LSDM është e kyçur ashpër dhe vepron si organizatë komunale të disa prej partive që garojnë në zgjedhje te fqinji ynë lindor. Me deklaratat dhe retorikën e tyre, në vend që të shohin t’u pëlqejnë qytetarëve dhe votuesve maqedonas këtu, ata gjithnjë e më shumë shohin t’u pëlqejnë politikanëve bullgarë. Ja kjo është përafërsisht rruga evropiane e LSDM-së”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Deklaratën, opozitari Filipçe e quajti frustrim të Mickoskit, ndërsa e akuzoi se po punon për interesa hungareze dhe ruse dhe me këtë po kryen tradhti nacionale. Ai rikujtoi se vetë Mickoski ka deklaruar se nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, megjithatë sot nuk e bën për arsye biznesore.

“Unë do të ju tregoj cila është arsyeja. Interesat biznesore dhe punimi për interesa të shteteve të tjera që është e barabartë me tradhti kombëtare dhe tani them për herë të tretë për këto një ose dy javë. Hristijan Mickoski kryen tradhti nacionale ndaj interesave maqedonase pasi që punon për shtete të huaja, për Hungrainë, e cila publikisht dhe qartë është e vlerësuar nga Bashkimi Evropian se është bashkëpunëtor i Rusisë, ndërsa Rusia nuk ka interes që kjo pjesë e Ballkanit të integrohet në Evropë”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Paraprakisht, Filipçe dërgoi letra alarmuese në përfaqësitë e bashkësisë ndërkombëtare, duke akuzuar sinjalizuar se kryeministri Mickoski po e saboton rrugën evropiane me qëllim që të vazhdojë me praktikën e vjedhjes brenda dhe izolimit jashtë. Përplasja u përshkallëzua, pasi kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht tha se nëse nevojitet do të presim me dekada, por nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese nëse nuk ka garanci./Alsat.mk.

 

The post Tension mes VMRO-DPMNE dhe LSDM për eurointegrimet appeared first on Alsat.