Humbja 2-0 ndaj Selta Vigo ishte një goditje e fortë, ndërsa imazhi i dhënë nga lojtarët e Real Madridit, si në aspektin e nivelit futbollistik, ashtu edhe për shkak të kartonëve dhe protestave, është shumë i shëmtuar. Duket se prej kohësh ekziston një ndarje brenda dhomës së zhveshjes. Javë më parë flitej për lojtarë që mbështesin Çabi Alonson dhe të tjerë që janë kundër tij.
Sipas programit ‘El Chiringuito’, pas humbjes ndaj “gallegëve”, Çabi Alonso nuk ka hyrë asnjë sekondë në dhomën e zhveshjes. Nuk ka pasur asnjë bisedë apo kontakt me lojtarët pas ndeshjes. Gazetari Edu Aguirre shtoi se “kanë fluturuar shishe, banda ngjitëse, absolutisht gjithçka, nga inati dhe frustrimi për gjyqtarin. Një pjesë e dhomës së zhveshjes ishte shumë e zemëruar me gjyqtarin”. Më pas, një pjesë e lojtarëve kritikuan ata që ankoheshin për gjyqtarin.
“Ky është një justifikim budalla. La Liga-n po e humbim vetëm ne. Kishte momente tensioni për shkak të situatës te Real Madridi”.
Portieri Kurtua reagoi përmes Instagramit.
“Shumë i FRUSTUAR me atë që ka ndodhur. Ngrihuni dhe mblidhni veten, S’KA KOHË PËR T’U ANKUAR, por për të nxjerrë përfundime”.
The post Tension në dhomat e zhveshjes së Realit, reagon portieri Kurtua appeared first on Alsat.
