Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po rriten, ndërsa Pentagoni ka vendosur të dërgojë përforcime ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë rreth 5 mijë marinsa dhe disa anije luftarake në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar kërkesën e Komandës Qendrore të SHBA-së për dislokimin e trupave dhe mjeteve detare, në kohën kur Irani ka intensifikuar sulmet në këtë korridor strategjik detar.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk pret që së shpejti të ketë një rebelim kundër regjimit iranian, duke shtuar se do ta ndjejë “në kocka” momentin kur lufta me Iranin të përfundojë.

Situata është rënduar edhe nga një incident tragjik në Irak. Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të një avioni furnizues KC-135 Stratotanker, i cili u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten, kanë humbur jetën.

Po ashtu, gjatë operacionit ushtarak të quajtur Epic Fury janë vrarë edhe 16 ushtarakë amerikanë.