Sfida më e madhe në luftën kundër dhunës në familje është tërheqja e deklaratave nga viktimat, deklaroi ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski, duke shtuar se institucionet duhet të gjejnë një mënyrë për një koordinim më efikas brenda kornizës së rregulloreve ekzistuese.
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që sistemi 24/7 të përgjigjet jo vetëm nga perspektiva e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe përmes qendrave për punë sociale, Prokurorisë dhe Gjykatës. Në aspektin e organizatave joqeveritare, viktimave duhet që t’u jepet mbështetje. Çdo qytetar që do të konstatojë situatë që ka potencial për dhunë në familje, të informojë para se gjithash policinë maqedonase, që të mund të reagojmë ashtu siç duhet të reagojmë”, deklaroi Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat u miratuan në janar 2026, i mundësojnë prokurorit të marrë përsipër ndjekjen penale në cilësinë e tij zyrtare, për të vepruar në një situatë ku viktima tërheq problemin penal për shkak të frikës ose varësisë, bëri të ditur u.d. kryeprokurores Anita Topollova-Isajllovska. Ajo theksoi se këto ndryshme nuk janë të mjaftueshme pa koordinim të mirëfilltë në mes institucioneve.
“Nga fillimi i vitit 2024 deri më sot, janë regjistruar 1715 procedura për lëndime trupore të kryera përmes dhunës në familje. Nga këto procedura, 798 u ndaluan për shkak të tërheqjes së propozimit për padi nga ana e viktimës”, u shpreh Anita Topollova Isajllovska – u.d. Kryeprokurore.
Zëvendendësministri i drejtësisë Alen Dereban theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal që u bënë këtë vit parashikojnë forcim shtesë të mbrojtjes penalo-juridike të viktimave, në atë mënyrë që vepra penale e lëndimit të lehtë trupor, nuk do të ndiqet më me propozim, por do të ndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Paralelisht, shteti ka vendosur një mekanizëm dhe sistem për mbështetje të drejtpërdrejtë të viktimave. Me ligjin për pagesën e kompensimit financiar për viktimat e veprave penale me dhunë, viktimat marrin gjithashtu ndihmë dhe mbështetje konkrete financiare”, tha Alen Dereban – zëvendësministër i Drejtësisë.
Gjykata civile punon prej orës 07:30 deri në 15:30, tha kryetar i Gjykatës Themelore Civile Besnik Abdija, duke theksuar i se nëse është e nevojshme mund të organizojnë edhe 24/7 të punohet.
“Në 2026 kemi 35 propozime nga ku 10 kanë mbaruar vetëm pak nga ku 10 kërkesa janë paraqitur nga qendra për punë sociale, ndërsa 15 kërkesa janë paraqitur nga persona fizik”, theksoi Besnik Abdija – kryetar i Gjykatës Themelore Civile.
Kjo konferencë me temë Sfidat në ofrimin e mbështetjes dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, vjen disa ditë pas tragjedisë në Kaprosh ku një nënë, bashkë me vajzën e saj, u hodh nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte dhe për të cilën u raportua se kishte qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti, i cili tani gjendet në paraburgim.
