Edhe pse dy kandidatët e pavarur për kryetarë të komunave në Mogillë dhe Bërvenicë, Sasho Pivkovski dhe Milosin Vojneski, kanë shpallur publikisht se do të tërhiqen nga gara, emrat e tyre do të mbeten në fletët e votimit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpjegon se Kodi Zgjedhor nuk parashikon mundësinë e tërheqjes në këtë fazë të procesit, pasi deklarata për kandidaturë është e pakthyeshme. Pavarësisht se kandidatët ende nuk kanë dorëzuar njoftim formal, zgjedhjet më 2 nëntor do të mbahen rregullisht dhe votuesit do të mund të votojnë edhe për ta.