Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes të Shqipërisë, rreth orës 15:37. Tërmeti, është raportuar të jetë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km./tch.
The post Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Lushnje appeared first on Alsat.
