Më së paku tre persona kanë humbur jetën nga rrënimi i pjesshëm i xhamisë në Mienmar gjatë kohës së tërmetit katastrofal.

“U lutëm kur filloi të dridhet… Tre veta ndërruan jetë në vend ngjarje”, tha një burrë për Taungnu në rajonin Bago.

Në rrjete sociale paraqitet edhe video nga xhamia në Mandallaj, e cila gjithashtu është shkatërruar nga tërmeti.

Mediat lokale njoftuan se atje kanë humbur jetën 20 persona, kurse ekziston frikë se mes të vdekurve ka edhe fëmijë.