Ka shkuar në 72 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi një ditë më parë Filipinet. Situata më e rënduar raportohet në Cebu atje ku ishte dhe epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 6.9 Rihter.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po kërkojnë për të mbijetuar pasi shumë ndërtesa janë shembur.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Cebu ku shumë banorë janë evakuuar, ndërsa 600 shtëpi janë dëmtuar.

Në spitale ndodhen mbi 300 të plagosur, teksa dëme të konsiderueshme raportohen dhe në infrastrukturën rrugore.

The post Tërmeti në Filipine, rritet bilanci i viktimave appeared first on Alsat.