Gazetar: Angell Dimovski
Pas tërmetit të djeshëm të fortë prej 8.8 gradë në Rusinë Lindore, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në disa vende, një tjetër fatkeqësi natyrore ndodhi Klluçevskaja, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Euroazi, filloi të lëshonte llavë dhe hi.
Shërbimi gjeofizik i Akademisë Ruse njoftoi se kishte një rrjedhje të llavës si dhe shpërthime të forta.
Disa ditë përpara tërmetit shërbimet e shpëtimit u bënë thirrje qytetarëve të mos vizitojnë vullkanet Klluçevskaja, Shiveluç, Avaçinski, Karimski dhe Bezimiani – për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.
Tërmeti me magnitudë 8.8, një nga më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë gadishullin Kamçatka, shkaktoi një cunami me valë deri në katër metra. /Alsat.mk
The post Tërmeti në Kamçatka aktivizoi vullkanin më të lartë dhe më aktiv në Euroazi appeared first on Alsat.
