Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra e tërmetit ndodhej 50 kilometra në juglindje të Mostarit.
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 14:15 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra e tërmetit ndodhej 50 kilometra në juglindje të Mostarit.
Epiqendra e tërmetit, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, ndodhet në një thellësi prej afërsisht 5 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo të lënduar, dhe shërbimet kompetente po monitorojnë situatën.
The post Tërmeti trondit BeH appeared first on Alsat.
