Në SHBA sot do të mbahen një numër i madh zgjedhjesh në nivele të ndryshme, ndërsa fokusi kryesor do të jetë tek zgjedhjet për kryetar bashkie në New York, si dhe zgjedhjet për guvernatorë në shtetet federale New Jersey dhe Virginia.

Në New York, votuesit do të zgjedhin një kryetar të ri bashkie, pasi kryetari aktual, Eric Adams, është tërhequr nga gara për rizgjedhje.

Favorit është kandidati demokrat Zohran Mamdani, ndërsa kundërshtarët e tij janë Andrew Cuomo, ish-guvernatori i shtetit të New Yorkut, i cili ka nisur një fushatë të pavarur, dhe kandidati republikan Curtis Sliwa.

The post Testi i parë për politikën e Trumpit – sot mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë SHBA-në appeared first on Alsat.