Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në autostradën Gostivar–Tetovë, ku si pasojë janë lënduar tetë persona. Sipas informatave të para, të lënduarit gjatë aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore përkatëse raporton Tetovasot.

Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe njësitet policore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë kohore.

Autoritetet u bëjnë apel vozitësve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit.
TetovaSot do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë.