
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual, përcjell TV21. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.
“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot (24.12.) ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, përkatësisht: kundër personit F.M. (25) – për veprën penale “trafikim me fëmijë”, kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale “trafikim me fëmijë” dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas autoriteteve, një vajzë e mitur është mashtruar, kërcënuar dhe shfrytëzuar seksualisht në periudhën 2023–2024.
“Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë – atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës. I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës”, thonë nga MPB.
