Një person nga Tetova është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj prindërve të tij në shtëpinë familjare.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, më 07.05.2026 rreth orës 20:50, në rrugën “Jovan Onçeski” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria B.I. (44) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të bërë nga babai i tij 68-vjeçar.

Sipas denoncimit, 44-vjeçari në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj babait dhe bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia është konstatuar se personi ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa matjet kanë treguar 1,26 promilë alkool në gjak.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.