Inspektorati komunal nga dita e sotme deri të premten do të kryejë inspektime në të gjitha objektet publike, fetare dhe shkollat në Tetovë. Nga inspektorati komunal thonë se bashkë me njësinë kundër zjarrit dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të bëjnë edhe inspektime në objektet kolektive për të parë se sa i plotësojnë kushtet.
“Inspektorati komunal i komunës së Tetovës njofton se duke filluar nga dita e sotme do të jenë në terren për të kryer kontrolle në të gjithë institucionet shtetërore, objekte fetare dhe objektet kolektive, duke përfshirë shkollat, universitetet dhe kopshtet e fëmijëve. Qëllimi i këtij inspektimi ku janë të përfshira dhe Njësia Kundër Zjarrit – Tetovë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është që të vlerësohen këto institucione, a plotësojnë kushte elementare për funksionon ligjor dhe nëse ofrojnë një mjedis të sigurt dhe përshtatshëm për të gjithë!?. Nëse këto institucione nuk i plotësojnë kushtet do të merren të gjitha masat në bazë të ligjit”, tha Armend Salihi, Inspektorati Komunal Tetovë.
