Tetovë: Konfiskohet sasi e madhe e cigareve pa banderolë dhe duhan i grirë – arrestohet një person

Sot (20.07.2025) rreth orës 08:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria A.S. (45) nga fshati Pallçisht i Epërm, komuna e Bogovinës.

Gjatë kontrollit të një veture të tipit “Audi” me targa të Tetovës, që drejtohej nga A.S., janë gjetur 49 kuti me filtra për cigare, 70 steka me nga 10 kuti cigare, 19 makineri për mbushjen e cigareve dhe 98 kilogramë duhan i grirë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.S. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 278-b dhe 279 të Kodit Penal.