Tetovë: Shoferi godet fëmijën 7-vjeçar me veturë dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.