THIKA PËR POSTIN DREJTOR SHKOLLE NE KOMUNEN e  SARAJ-it?!

Një përplasje e fortë mes disa personave në një fshat të Sarajit ka marrë përmasa serioze, pasi një debat lidhur me emërimin e një drejtori shkolle nga radhët e VLEN ka përfunduar në përdorimin e thikave.
Sipas burimeve lokale, tensionet mes grupeve rivale kanë qenë të pranishme prej kohësh, por situata këtë herë ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar nga përplasjet verbale në dhunë fizike.
Nga incidenti raportohet për persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet. Shumë banorë e shohin këtë zhvillim si pasojë të tensioneve të vazhdueshme për poste dhe ndikim në nivel lokal.