Në debatin në Komitetin e Politikës së Jashtme gjatë prezantimit të draft raportit për përparimin e vendit nga eurodeputeti Thomas Uajc, u theksua se ndryshimet kushtetuese mbeten kusht kyç për vazhdimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Vlerësimi i përgjithshëm ishte se Maqedonia e Veriut ka një dritare mundësie, por pa vullnet të qartë politik për ndryshimet kushtetuese dhe pa përshpejtimin e reformave, rruga evropiane mbetet e bllokuar. Uajc tha se janë të nevojshme përpjekje nga më shumë palë, duhen më shumë duar për të ndihmuar vendin të ecë para.

“Kur flasim për reformat në sundimin e së drejtës lirisht mund të them se Maqedonia e Veriut ka ende shumë për të bërë… Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, është e nevojshme të përmbushet ky kusht duke përfshirë në Kushtetutë komunitete të tjera. Sidomos në kontekstin e historisë së rajonit, mundësia e ndarjes së qeverisjes është vlerë e lartë dhe një parakusht i rëndësishëm për progres”, tha Thomas Uajc, Eurodeputet. /Alsat.mk

The post Thomas Uajc: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht kyç për vazhdimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE appeared first on Alsat.