Barcelona planifikon të paguajë klauzolën e lirimit për Niko Uilliams në fillim të korrikut. Klauzola është 58 milionë euro dhe Barça dëshiron ta bëjë pagesën më 1 ose 2 korrik, që transferimi të përfshihet në bilancin e sezonit të ri.
Lojtari ka një marrëveshje verbale për një kontratë gjashtëvjeçare me katalanasit dhe dëshiron të bashkohet me ta, por Bajern Munihu po bën presion me oferta më të larta financiare, shkruan ‘Mundo Deportivo’.
Athletic Bilbao nuk pranon negociata dhe këmbëngul që klauzola të paguhet e plotë, ndërkohë që Barcelona ende nuk ka hapësirë të mjaftueshme financiare sipas rregullave të La Ligës. Klubi po punon për të shitur disa lojtarë për të krijuar mundësinë që ta regjistrojë blerjen e Uilliams.
The post Tifozët e Barcelonës mësojnë se kur pritet të zyrtarizohet blerja e Niko Uilliamsit appeared first on Alsat.
