Një tifoz i apasionuar i Union Saint-Gilloise dhe i apasionuar pas çiklizmit, 19 vjeçari Alfred Robës vendosi të kombinonte dy pasionet e tij në një aventurë që pak veta do të guxonin ta imagjinonin – të udhëtonte me biçikletë nga Brukseli në Madrid për të parë ekipin e tij të luante kundër Atletiko Madridit.
Alfredi u nis më 28 tetor nga Saint-Zhill, lagjja ku u themelua klubi, me një objektiv të qartë dhe një shall blu e të verdhë rreth qafës.
Përpara tij shtriheshin 1,570 kilometra dhe dhjetë ditë përpjekjesh, erë, shi dhe rrugë të pafundme. Udhëtimi i tij e çoi atë përmes gjysmës së Evropës me një qëllim të vetëm: të arrinte në kohë për të mbështetur ekipin e tij në ngjarjen e madhe kontinentale.
The post Tifozi 19-vjeçar, 1570 km me biçikletë për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve appeared first on Alsat.

