Është nënshkruar marrëveshja që Tinex Market t’i bashkëngjitet grupit të Interex, kështu ka bërë të ditur pronari i kësaj të fundit Shaip Mikullovci duke e quajtur këtë hap të rëndësishëm me përgjegjësi, por siç thotë ai edhe me respekt për atë që është ndërtuar me dekada.
Mikullovci tha se do të punohet për të zhvilluar kompaninë që siç tha “historia vazhdon”.
“TINEX Market tashme i eshte bashkangjitur grupit tone, Nje hap i rendesishem ne tregun e Maqedonise se Veriut
qe e marrim me pergjegjesi dhe respekt per ate qe eshte ndertuar prej me shume se tre dakada
Stafi punetor dhe profesional i TINEX eshte nje vlere e rendesishme. Se bashku, do te punojme per ta zhvilluar me tej kompanine, duke ruajtur identitetin e saj dhe duke permiresuar oferten dhe sherbimin per klientet.
Falënderoj të gjitha ekipet dhe kolegët tanë, puna e palodhshme dhe përkushtimi i të cilëve bënë të mundur realizimin e këtij transaksioni, si dhe punonjësit, prodhuesit, furnitorët dhe partnerët tanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
TINEX mbetet TINEX. Dhe historia vazhdon.
”, tha Shaqip Mikullovci
