Me propozim të Prokurorisë në Kumanovë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një 84-vjeçari, i cili sipas njoftimit të Prokurorisë, tentoi të vriste me thikë një grua që po qëndronte në një dhomë hoteli bashkë me burrin e saj të palëvizshëm, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor.
“Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për shkak të përpjekjes për të kryer një vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 4 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Më 4 dhjetor, në një hotel në Kumanovë, i dyshuari 84-vjeçar, me motive të ulëta dhe me dashje, përpiqej të privonte nga jeta një grua. Ai atë mëngjes, e përdori momentin kur një mysafir i hotelit hapi derën, hyri në objekt dhe shkoi para dhomës ku ndodheshin viktima dhe bashkëshorti i saj i palëvizshëm. Kur ajo e pa, u ngrit dhe u drejtua drejt derës së dhomës për ta parandaluar të hynte, por në atë moment i dyshuari nxori thikën dhe e goditi në zonën e kokës. Në momentin që i ra thika, viktima arriti të tërhiqej dhe filloi të bërtiste me zë të lartë duke kërkuar ndihmë, dhe nga dhoma tjetër doli djali i saj i cili e pengoi të dyshuarin. Sipas propozimit të prokurorit, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Kumanovë caktoi masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
