Dy foshnja, binjakë, rreth 20 ditëshe, kanë ndërruar jetë rreth mesditës, ndërsa Prokuroria themelore Prilep ka urdhëruar obduksion që të konfirmohet arsyeja e vdekjes së tyre. Familja nga shtëpia e tyre në fshatin Sllavej e ka thirrur ndihmën e shpejtë. Binjakët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi i ndihmës së shpejtë sapo ka arritur ka konstatuar vdekje te njëra foshnjë, ndërsa foshnja tjetër është dërguar në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë, ku edhe ka vdekur. Familja jeton në kushte të rënda dhe ka edhe tre fëmijë. Nga spitali i Prilepit thonë se foshnjat kanë ndërruar jetë si rezultat i temperaturave të ulëta. Përveç asaj që është dhënë urdhër për obduksion, janë informuar organet kompetente mes tyre edhe Qendra për punë sociale e Prilepit.