Një grua dhe një fëmijë raportohet se janë hedhur nga një ndërtesë banimi në lagjen Taftalixhe të Shkupit. Sipas burimeve nga vendi I ngjarjes, dy trupat gjenden në tokë, ndërsa policia dhe hetuesia janë duke biseduar me banorët përreth për versionin e ngjarjes. Së shpejti pritet që edhe policia të del me versioni zyrtarë të ngjarjes. Në rrethana jo zyrtare mësohet se gruaja e cila është hedhur nga ndërtesa e banimit kishte denoncuar disa herë në polici dhunë familjare. Megjithatë ky informacion akoma nuk është konfirmuar nga policia. /Alsat.mk

The post Tragjedi në Shkup, një grua dhe një fëmijë janë hedhur nga një ndërtesë banimi appeared first on Alsat.