Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka deklaruar se do të pezullohen bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh, duke e cilësuar këtë si një armëpushim të dyanshëm.
Sipas deklaratës, vendimi vjen pas bisedimeve me Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Marshallin e Fushës Asim Munir, të cilët kërkuan ndalimin e forcës së planifikuar ndaj Iranit. Ai theksoi se ky hap varet nga pranimi i Iranit për hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit.
Trump thotë se janë arritur dhe tejkaluar objektivat ushtarake, ndërsa është marrë një propozim me 10 pika nga Irani, i cili konsiderohet si bazë për negociata. Ai shtoi se pothuajse të gjitha pikat e mosmarrëveshjeve janë dakorduar, ndërsa periudha dyjavore do të shërbejë për finalizimin e marrëveshjes./Alsat.mk.
The post Tramp: Pezullohen sulmet ndaj Iranit për dy javë appeared first on Alsat.
