Arda Güler foli për herë të parë publikisht që prej prezantimit te Real Madridi.

“Tani, nuk e di, unë vetëm dua të luaj. Çabi më kërkon të marr pjesë më shumë në lojë, të drejtoj dhe të përmirësoj ekipin. Ende ka shumë Arda për t’u parë te Real Madridi. Tani jam më i lumtur”.

Pas dy vitesh pritjeje dhe pengesash gjuhësore, ai u shfaq me buzëqeshje dhe një rol të ri.

Ndryshimi erdhi me Çabi Alonson, i cili besoi tek talenti i turkut dhe i dha kohë e hapësirë, diçka që nuk ndodhi me Ançelottin. Edhe pse trajneri italian fliste për një sezon të rëndësishëm pas “Euro 2024” dhe përgatitjes së fortë fizike, Güler mbeti në stol mes dëmtimeve dhe një sistemi loje që nuk përshtatej me stilin e tij. Toni Kroos e kishte parashikuar më parë.

“Është një nga ato talente që duan të mësojnë, kërkon këshilla, nuk kënaqet kurrë”.

Sot, 20-vjeçari ka shënuar 4 gola, ka dhënë 6 asistime, ka krijuar 31 raste (8 raste të mëdha) në 15 ndeshje (13 titullar). Çabi e ka transformuar nga “artist i lirë” në organizator me përgjegjësi mbrojtëse.

“Ka shumë cilësi, është i veçantë, ne luajmë më mirë me të, por duhet të vazhdojë ta zhvillojë lojën e tij”, – tha trajneri.

The post Transformimi i pabesueshëm i Arda Gülerit te Real Madridi appeared first on Alsat.