Transportuesit privatë të nxënësve në rajonin e Gostivarit sot protestuan para objektit të komunës, përcjell TV21. Thonë se nuk u janë bërë pagesat nga ana e komunës për 7 muaj, edhe pse sipas tyre, ata kanë kryer të gjitha obligim që kanë pasur. Paralajmërojnë se në rast se nuk u bëhen pagesat deri para Vitit të Ri, do të bllokojnë rrugët dhe hyrjen në objektin e komunës.
