Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Sinishaa Ivanovski në intervistë për Radio Evropën e Lirë foli për parlajmërimin e ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, për tren nga Shkupi në Selanik, i cili do të lëvizte me shpejtësi prej 200 km/h, përcjell TV21. Ivanovski tha se qëllimi është të ndrëtohet e asjtuquajtura hekurudhë veri-jug, brenda 5 vjetëve, në të cilën shpejtësia maksimale për trena të udhëtarëve do të arrinte 160 km/h.
“Në këtë moment, linja hekurudhore veri-jug, nga Serbia deri në Greqi, është me një trasë shinash, pra ka vetëm një linjë. Plani është të ketë dy linja, me dy komponentë. Komponenta e parë është të ruajmë linjën ekzistuese, por ta rregullojmë aty ku ka kthesa të mëdha. Nuk mund të arrihen shpejtësi të larta, mbi 120 km/h dhe 160 km/h, në kthesa. Aktualisht po zhvillohen teste që Ministria e Transportit i ka filluar nga tetori. Këto studime do të tregojnë se sa nga kjo trasë ekzistuese do të ruajmë, duke u munduar ta ruajmë sa më shumë të jetë e mundur, aty ku ka mundësi teknologjike për të rregulluar trasën. Komponenta e dytë është të ndërtohet sa më afër, paralelisht me trasën ekzistuese, një linjë e dytë. Kështu, këto rreth 200 kilometra gjithsej, nga veriu në jug, do të bëhet një rrugë hekurudhore me dy linja. Por këtu nuk është si autostradat, nuk do të thotë se një drejtim do të shkojë gjithmonë drejt Greqisë dhe tjetri gjithmonë drejt Serbisë. Në menaxhimin e trafikut hekurudhor është ndryshe, mund të ndodhë që, nëse ka fluks të madh trenash, të ketë dy trenat që shkojnë drejt Serbisë, për shembull. Por qëllimi përfundimtar është të kemi transport pasagjerësh me 160 km/h dhe transport mallrash me 120 km/h, që do të zhvillohet në një linjë të dyfishtë, plotësisht elektrifikuar. REL: Sa do të kushtojë kjo dhe në çfarë periudhe kohore do të realizohet?
