Një sjellje e zakonshme në tavolinë mund të jetë një sinjal paralajmërues i heshtur për probleme serioze shëndetësore, mes tyre edhe për zhvillimin e kancerit.

Mjekësia njeh mbi 200 lloje të ndryshme kanceri, disa me simptoma të dukshme, të tjera më të fshehta. Pikërisht për këtë arsye, vëzhgimi i mënyrës si hani dhe reagimet e trupit gjatë vakteve mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes — shpesh vendimtar për trajtimin me sukses.

Ekspertët e Macmillan Cancer Support, organizata kryesore britanike që ndihmon pacientët me kancer, theksojnë disa shenja të rëndësishme që shfaqen gjatë ngrënies dhe që nuk duhen anashkaluar:

Humbja e oreksit ose ngopja shumë e shpejtë
Nëse nuk keni dëshirë të hani si zakonisht, ose ndiheni të ngopur pas pak kafshatash, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme serioze.
Vështirësi në gëlltitje ose përtypje
Ndjesia sikur diçka ju ka mbetur në fyt, ose vështirësia për të kaluar ushqimin, duhet të jetë një sinjal për t’u kontrolluar nga mjeku.
Urth apo shqetësime në tretje që zgjasin më shumë se tre javë
Edhe pse këto simptoma mund të lidhen me ushqime pikante apo stres, nëse janë të shpeshta dhe të dhimbshme, është e nevojshme një kontroll i specializuar.

Përveç këtyre, Macmillan thekson rëndësinë e vëzhgimit të frymjes së barkut të përsëritur, që mund të lidhet me disa forma kanceri (si ai i vezoreve apo peritoneumit), si dhe ndryshimet në jashtëqitje që zgjasin më shumë se tre javë, përfshirë diarretë e vazhdueshme, kapsllëkun, nevojën e shtuar për tualet apo gjakun në feçe.

The post Tri shenja të fshehura të kancerit që shfaqen gjatë ngrënies, sinjalet që jep trupi appeared first on Alsat.