Tri shtetase të Kosovës janë gjobitur dhe dëbuar nga Sllovenia, pasi janë kapur duke ofruar shërbime kozmetike pa leje.

Sipas Radio Televizionit Slloven, rasti ka ndodhur në Maribor. Ato ofronin botoks dhe mbushës, duke punuar në mënyrë të paautorizuar.

Dy prej tyre janë gjobitur me nga 800 euro dhe kanë marrë vendim për kthim vullnetar, ndërsa e treta është dënuar me 2 mijë euro për ndihmë në qëndrim të paligjshëm.

Autoritetet sllovene theksuan se ligji vlen për të gjithë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë publike.